Kazino Online – Lojra Casino Interneta

Mirësevini në Kazino Online ku ju japim informacionin më të saktë për botën e kazinove në internet.

Mbi Kazinotë në Internet

Kazinotë në internet, të njohura ndryshe si kazino virtuale apo kazino në internet janë versionet në internet të kazinove tradicionale (me tulla dhe llaç). Kazinotë në internet mundësojnë lojtarët të luajnë dhe vendosin baste për lojërat e kazinosë nëpërmjet internetit. Kjo është një formë shumë fitimprurëse e lojërave të fatit në internet.

Kazinotë në internet zakonisht ofrojnë shanse dhe përqindje fitimi që janë të krahasueshme me kazinotë e gjendura mbi tokë në jetën e përditshme. Disa kazino në internet ofrojnë përqindje më të lartë fitimi për lojërat me kompjuter, ndërsa disa publikojnë auditimet e përqindjes së fitimit në faqet e tyre të internetit. Nëse supozojme se kazinoja në internet po përdor një gjenerator të rastësishëm të programuar në mënyrë të përshtatshme, lojërat në tryezë si njëzetenjëshi (blackjack) kanë një avantazh të vendosur në favour të kazinosë. Përqindjet e pagimit për këto lojëra përcaktohen nga rregullat e lojës.

Shumë kazino në internet marrin me qira ose blejnë programin e tyre nga kompani si CryptoLogic Inc. (tani Amaya), International Game Technology, Microgaming, Playtech dhe Realtime Gaming.

Llojet e Kazinove në Internet

Kazinotë në internet mund të ndahen në dy grupe në bazë të ndërfaqes së tyre: kazino të bazuara në internet dhe kazino të bazuara vetëm në shkarkime. Disa kazino ofrojnë dy ndërfaqe.

Kazinotë të bazuara në internet

Kazinotë të bazuara në internet (të njohura si kazino të shpejta) janë faqe interneti ku përdoruesit mund të luajnë në kazino pa qenë e nevojshme të shkarkojnë programin në kompjuterin e tyre personal. Kryesisht lojërat përfaqësohen në pluginet e shfletuesit të internetit si Macromedia Flash, Macromedia Shockwave ose Java dhe kërkojnë një suport për shfletuesin për këto plugine. Gjithashtu, Banduidthi është i nevojshëm pasi të gjitha grafikat, tingujt dhe animacionet janë ngarkuar përmes internetit me plugin. Disa kazino në internet lejojnë gjithashtu që loja të luhet përmes një ndërfaqeje HTML. Pajisjet Apple si iPod, iPad dhe iPhone nuk mund të luajnë lojëra Flash, pasi teknologjia e tyre nuk e suporton atë.

Kazino në internet të bazuara vetëm në shkarkime

Kazino në internet të bazuara në shkarkime kërkojnë që ju të shkarkoni programin e klientit në mënyrë që të luani dhe vendosni baste në lojërat e ofruara nga këto kazino. Programi i kazinove në internet lidhet me ofruesin e shërbimit të kazinosë dhe ju mundëson kontaktin pa nevojën e shfletusit të internetit. Kazinotë në internet të bazuara në shkarkime punojnë zakonisht më shpejt se sa kazinotë e bazuara në internet, duke qenë se programet e grafikës dhe tingullit ruhen në programin e klientit dhe nuk është e nevojshme t’i shkarkoni ato nga internet. Nga krahu tjetër, koha fillestare e shkarkimit dhe instalimit për kazinotë në internet të bazuara në shkarkime nuk është e gjatë. Por siç ndodh me çdo shkarkim që bëhet në rrjet, ekziston gjithnjë rreziku që programi të përmbajë miniprograme të dëmshme për kompjuterin tuaj.

Lojërat e kazionsë virtuale

Në një lojë të kazinosë virtuale, rezultati i secilës lojë varet nga të dhënat e nxjerra nga një gjenerues i numrit pseudorastësor (PRNG). Ky përcakton rendin e letrave në lojërat me letra, rezultatin e hedhjes së zarave, ose rezultatet e nxjerra nga tërheqja e levës së një makine automatike ose rrotullim rulete. Për të gjeneruar një rrjedhë të gjatë numrash që japin përshtypjen e rastësisë së vërtetë, PRNG-të përdorin një sërë udhëzimesh matematikore të njohura si algoritma. Teksa kjo nuk është e njëjtë me gjenerimin e vërtetë të numrit në mënyrë të rastësishme (kompjuterat nuk mund ta bëjnë dot këtë pa pasur një burim të jashtëm të të dhënave hyrëse), ai siguron rezultate që plotësojnë të gjitha kërkesat, edhe ato më të sakta, për ta bërë të duket një rastësi të vërtetë.

Kur zbatohet në mënyrë korrekte, një algoritëm PRNG siç është Mersenne Twister do të bëjë të mundur që lojërat të jenë të ndershme dhe të paparashikueshme. Megjithatë, zakonisht lojtarit i duhet të besojë se programi nuk është manipuluar për të rritur fitimin e shtëpisë, pasi ndërhyrjet në algoritëm janë të brendshme dhe të padukshme nga përdoruesit. Kazinotë në internet të rregulluara siç duhet kontrollohen nga jashtë nga rregullatorë të pavarur si eCOGRA për të siguruar që përqindjet e tyre të fitimit janë në përputhje me shanset e deklaruara dhe kjo mund të garantojë një nivel të caktuar sigurie për lojtarin që lojërat janë të ndershme, gjithnjë duke supozuar se lojtari i beson rregullatorit.

Në vend që të besoni programin, me konceptin e drejtë të provës, lojtari mund të verifikojë se kazinoja luan në mënyrë të ndershme dhe se programi nuk është manipuluar. Ideja është që serveri krijon një farë (seed) të fshehtë e të rastësishme dhe tregon përzierjen (hash) (psh SHA256) tek lojtari. Lojtari gjithashtu ofron një farë të rastësishme. Pastaj serveri kombinon farën sekrete me atë të lojtarit për të llogaritur rezultatin e rastësishëm të numrit. Me rezultatin, lojtari mund të shohë edhe farën sekrete të serverit. Algoritma për të llogaritur rezultatin është e njohur, kështu që lojtari mund të verifikojë se serveri nuk ka mashtruar. Ajo përdoret shpesh për kazino me valuta monetare të kriptuara. Detajet teknike janë fshehura në një ndërfaqe letësisht të përdorshme, por përdoruesi mund ta verifikojë atë me mjete të jashtme ose lokale. Koncepti funksionon më së miri për lojërat me lojtarë të vetëm, ndërsa për lojërat me shumë lojtar, si psh pokeri, është paksa më e ndërlikuar pasi shtëpia mund të bëjë pjesë të lojës edhe një lojtar që ka njohuri të plotë të letrave dhe si rrjedhim, lojtari i vërtetë mund të mashtrohet.

Lojërat e kazinosë me krupier live

Në një lojë kazinoje live, një njeri i vërtetë me funksionin e një krupieri drejton lojën në kohë reale nga një tavolinë kumari për kazino, e cila mund të shihet nëpërmjet një lidhje video të drejtpërdrejtë. Lojtarët mund të marrin vendime bastesh nëpërmjet tastierës nga ekrani i kompjuterit të tyre dhe mund të komunikojnë me krupierin duke përdorur një funksioni bisede (chat) me tekst.

Rezultatet e transaksioneve fizike nga krupieri, si psh rezultati i rrotullimit të ruletës ose shpërndarja e letrave, janë përkthyer në të dhëna që mund të shfrytëzohen nga programi me anë të teknologjisë së njohjes së karakterit optik (OCR). Kjo i mundëson lojtarit të ndërveprojë me lojën në të njëjtën mënyrë siç do të bënte me një lojë të kazinove virtuale, përveç faktit që rezultatet janë të përcaktuara nga veprimet e jetës reale dhe jo nga proçeset e automatizuara.

Këto lojëra janë shumë më të shtrenjta për tu organizuar nga faqet e internetit sesa lojërat virtuale, pasi ato kërkojnë një investim më të madh në teknologji dhe staf. Një studio e kazinosë live zakonisht kërkon të ketë një ose më shumë kameramanë, disa krupierë që drejtojnë lojëra të ndryshme, një menaxher i teknologjisë së informacionit për të siguruar që çdo problem teknik të zgjidhet me shpejtësi dhe një drejtues që vepron si një gjykatës në rast të mosmarrëveshjeve ndërmjet lojtarëve dhe krupierëve.

Në shumicën e rasteve kjo kërkon të paktën një konfigurim për tri dhoma, ku përfshihet një studio me lidhje të drejtpërdrejtë, një dhomë serveri/programi dhe një dhomë analistësh. Konfigurimi i këtyre dhomave ndryshon nga një kazino në tjetrën, pasi disa kazino kanë disa tavolina lojërash në një dhomë ndërsa disa kazino të tjera kanë një tavolinë të vetme për çdo dhomë.

Kostot e larta të shpenzimeve të nevojshme në lojërat me krupierë live janë arsyeja pse kazinotë në internet tentojnë të ofrojnë vetëm një pjesë të vogël të lojërave më të njohura në këtë format, si psh ruleta, njëzetenjëshi (blackjack), sic bo dhe baccarat. Në krahasim me lojërat virtuale, shpenzimet e tyre janë shumë më të ulëta dhe nuk është aspak habi që kazinotë në internet ofrojnë për lojtarët në faqen e tyre me qindra lojëra të ndryshme të kazinove virtuale.

Kazinotë në internet ndryshojnë në qasjen e tyre te drejtimi i lojrave me lidhje të drejtpërdrejtë, ku disa ofrojnë lojëra live nëpërmjet kanalit të tyre televiziv ndërsa të tjerët ofrojnë lojëra ekskluzivisht nëpërmjet faqes së tyre të internetit. Në rastin e lojërave televizive, lojtarët shpesh mund të përdorin telefonin ose telekomandën e televizorit të tyre për të vendosur baste në vend që ta bëjnë këtë nëpërmjet një kompjuteri të lidhur me internetin. Lojërat më të zakonshme me krupierë live që ofrohen në kazinotë në internet janë baccarat, njëzetenjëshi (blackjack) dhe ruleta.

Lojërt e disponueshme

Një përzgjedhje tipike e lojërave të fatit që ofrohen në një kazino në internet mund të përfshijë:

  • Baccarat
  • Blackjack
  • Ruletë
  • Slots
  • Poker
  • Keno
  • Bingo

Udhëzuesi i fillestarëve

Nëse jeni një lojtar i ri për kazinotë në internet, është e rëndësishme të pranoni se jo të gjitha kazinotë janë krijuar të barabarta dhe ka disa që mund t’ju mashtrojnë dhe të përfitojnë prej jush. Kazino Online ka veçuar mes tjerëve këtu në udhëzuesin tonë të fillestarëve informacionin që do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura se ku të luani, kështu që të mund t’i kushtoni më shumë vëmendje argëtimit tuaj duke luajtur lojrat tuaja të preferuara të kazinove. Duke luajtur në kazinotë e gjendura këtu në Kazino Online, të cilat janë shqyrtuar dhe testuar plotësisht ose ndryshe duke ndjekur udhëzimet e thjeshta të listuara më poshtë, ju do të përjetoni një eksperiencë të sigurtë dhe zbavitëse të lojrave të kazinosë në internet.

A është kazinoja e mundësuar nga një ofrues i njohur i programit të kazinosë?

Kazinotë në internet nuk mundësohen të gjitha nga i njëjti program dhe si rezultat është e rëndësishme të zgjidhni dhe të luani në kazinotë në internet që janë mundësuar nga platforma të njohura dhe të besuara të programit të kazinosë. Kompanitë që krijojnë programin që mundëson kazinotë në internet nuk duan të hedhin baltë mbi reputacionin e tyre duke lëshuar liçensa programesh për operatorë mashtrues, ndaj për këtë arsye ata kanë grupin e tyre të udhëzimeve dhe protokollin e shqyrtimit që operatorët duhet tu përmbahen.

Ofruesit e besuar të programit të kazinove në internet janë:

  • 888
  • Eurogrand
  • JackpotCity
  • Bohemia Casino
  • Next Casino
  • Royal Panda
  • Mr Green
  • Bet365
  • William Hill

A është kazinoja e liçensuar në një juridiksion të besueshëm të lojrave?

Kazinotë që janë serioze për biznesin e tyre do të liçensohen në një juridiksion të besueshëm dhe me reputacion të lartë për lojërat e fatit. Marrja e një liçense të lojërave në një juridiksion të liçensuar nuk është një detyrë e lehtë. Në përgjithësi këto juridiksione liçensimi kryejnë kontrolle të rrepta për të siguruar që një operator gjendet mbi kufirin e lejuar me ligj dhe mund të besohet se mund të përfaqësojë juridiksionin në një mënyrë të leverdisshme. Ka disa juridiksione anembanë botës që liçensojnë operatorët për kazinotë në internet dhe format e tyre të lojës. Përgjithësisht kazinotë që gjenden këtu në Kazino Online janë verifikuar dhe ka rezultuar që janë të liçensuara në juridiksione lojërash të besuara dhe me reputacion të lartë. Disa nga juridiksionet më të njohura të liçensimit janë si më poshtë vijon:

  • Gjibraltar
  • Khanauake
  • Malta
  • Antigua
  • Kurakao
  • Ishulli i Njeriut
  • dhe shumë të tjera…

Kur u krijua kazinoja?

Përgjithësisht kazinotë në internet që janë aktive në biznes për një periudhë të gjatë kohore kanë dhënë provat e nevojshme në këtë sektor për shkak të jetëgjatësisë së tyre. Është një rregull i forte që nëse një kazino është themeluar mes viteve 1996 dhe 2004, ato renditen në industrinë e lojrave të fatit midis lojtarëve më të besueshëm si një markë me reputacion të lartë. Por këtu ka edhe përjashtime të dukshme si psh disa kazino që kanë qenë aktive në biznes që nga fillimi i lojrave në internet të cilat nuk duhet të besohen. Disa nga këto mund të gjenden të renditura në listën tonë të zezë të kazinove. Gjithashtu mos i përjashtoni kazinotë e reja, pasi shumë prej tyre sjellin ide të reja dhe risi në tavolinë dhe nuk duhet të përjashtohen nga mundësit e një kazinoje të mundshme për të luajtur. Në fund të fundit, këshilla jonë më e mirë për lojtarët është që të bëjnë një inspektim mbi kazinotë e paraqitura këtu në Kazino Online.

Këshilla mbi kazinotë në internet

E vetmja mënyrë që kazinotë të fitojnë para është kur ju humbisni para, dhe na besoni kur ju themi se duhet ta dini mirë kur duhet të ndaleni pasi kjo është një pjesë kritike për të siguruar një seancë të suksesshme, qoftë kjo në një kazino në jetën e përditshme apo në internet. Në fund të fundit, kazinotë janë një biznes për të fituar para dhe gjëja e fundit që ata duan është që ju të largoheni të fituar nga aty. Si rrjedhojë, ata bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që ju të vazhdoni të luani dhe të vendosni në lojë fitimet që mund të keni marrë nga vetë kazinoja.

Më poshtë kemi krijuar një sërë udhëzimesh të thjeshta që duhet të ndiqen teksa luani. Pjesa më e madhe e këtyre zbatohet për të dyja llojet e kazinove: në internet dhe ato në jetën e përditshme.

1. Duhet të keni njohuri të forta mbi lojërat që po luani

Dihet botërisht në lojërat e kazinove që sa më shumë njohuri të ketë lojtari, aq më shumë fati do ta përndjekë atë. Nuk duhet kurrë të shkoni e të luani një lojë nëse nuk keni të paktën njohuritë bazë mbi rregullat kryesor të lojës.  Është teje e rëndësishme që të dini se çfarë jeni duke bërë, përpara se ta bëni atë. Nëse jeni duke luajtur në një kazino në jetën e përditshme, mos hezitoni të pyesni krupierin mbi paqartësitë që mund të keni mbi rregullat e lojës apo qoftë të kërkoni një rregullore të shkruar mbi letër për lojën, të cilën shumë nga kazinotë e ofrojnë menjëherë për lojtarët fillestar. Për sa i përket kazinove në internet, mos ngurroni të lexoni rregullat e lojës që zakonisht mund të gjenden edhe në vetë programin e kazinosë apo në faqen e internetit të saj.

2. Kurrë mos luani pasi të keni konsumuar pije alkolike

Ka një arsye të fortë pse pijet alkolike ofrohen pa para në kazino dhe kjo nuk është se drejtuesit e saj janë bujar me ju. Është provuar prej kohësh se gjëndja e dehur ju shpie drejt vendimeve të nxituara dhe mungesës së një gjykimi objketiv, ndaj kjo gjendje pengon një gjykim racional dhe zakonisht sjell si pasojë gabime foshnjarake për lojtarët. Nëse keni vërtetë dëshirë të konsumoni pije alkolike dhe më pas të luani bixhoz, atëherë duhet të moderoni sasinë e konsumuar dhe të mos deheni.

3. Vendosni një kufi për sasinë që do të luani dhe mos e kaloni kurrë atë

Para se të hyni në një kazino në internet, apo para se të dilni nga shtëpia për të shkuar në një kazino në jetën tuaj të përditshme, sigurohuni që keni vendosur një limit për shumën e parave që do të shpenzoni dhe mos e tejkaloni atë. Është fare e lehtë të gjendeni në një situatë ku do të kërkoni të rifitoni ato para që keni humbur atë ditë dhe si pasojë, do të ngeleni thatë pa asnjë para në xhep pasi të tjerët do ta kenë kuptuar këtë situatë tuajën. Kazinotë në internet e kanë lehtësuar shumë proçesin për të depozituar para në llogarinë tuaj dhe ju krijojnë përshtypjen që ju nuk jeni duke përdorur para të vërteta, pasi pjesa më e madhe e tyre përdorin kredite. Sigurohuni që keni vendosur një kufi për shpenzimet tuaja para se të nisni lojën e fatit dhe mos e tejkaloni asnjëherë atë.

4. Mundohuni të mos keni kurrë një vetëbesim të verbër

Një nga gabimet më të shpeshta që bëjnë lojtarët fillestar është kur fitojnë një shumë të madhe për një afat kohor shumë të shkurtër. Gjykimi më pak i kompromentuar nga lojtarët e rinj do tu nxjerrë atyre më të mirën dhe do të rezultojë më pas në humbjen e një fitimi të madh. Është e rëndësishme që nëse fitoni një shumë të konsiderueshme, të tërhiqni nga loja dhe të arkëtoni një pjesë të atyre fitimeve ose nëse jeni duke luajtur në internet, të dilni nga loja. Në këtë mënyrë mund të siguroheni se po dilni nga aty me diçka më shumë në xhepat tuaj. Edhe nëse ju jepet mundësia të largoheni me çfarë kishit në fillim të lojës, prapseprap është më mire se sa të dilni nga kazinoja pa asgjë në xhep.

5. Mundohuni të largoni vëmendjen nga ju

Sa herë që diku ka para, do të gjendet gjithnjë dikush i paskrupullt dhe ziliqar. Për sigurinë tuaj personale, mos i tregoni asnjëherë askujt mbi fitimet apo humbjet tuaja teksa gjendeni në kazino apo edhe jashtë saj. Gjithashtu është e rëndësishme që të mos harroni të mos i tregoni askujt publikisht shuma të mëdha parash, çipsesh apo biletash. Kjo nuk përbën problem për kazinotë në internet, megjithatë nëse vendosni të postoni mesazhe në faqe etj., mos tregoni kurrë emrin tuaj të vërtetë, numrin e telefonit, adresën e emailit apo çdo detaj tjetër identifikimi për të garantuar sigurinë tuaj personale.